“Mall”

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklititfoto dashurie poezi 300x270 Mall
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

Posted in poezi autore shqipetare | Tagged | Leave a comment

Dhe zoti me beri femer

Dhe Zoti me beri femer,
me floke te gjata,
sy,
hunde dhe goje femre.trupi i nje femre poezi dashurie 300x225 Dhe zoti me beri femer
Me linja
dhe kurba
dhe valezime te buta
dhe me germoi brenda,
me beri nje prerje te qenieve njerezore.
Endi me delikatese nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve te mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe me injektoi me te
qe te vadiste
te gjithe trupin tim ;
linden keshtu idete ,
endrrat
instiktet.
Te gjitha qe krijoi butesisht
gdhendur me fryme
dhe zhbiruar me dashuri,
jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite
per te cilat zgjohem krenare
çdo mengjes
dhe bekoj seksin tim.

Gioconda Belli

Posted in poezi autore te huaj | Tagged | 1 Comment

M’i puthe buzet

M’i puthe buzët gjer në dhembje,puthje poezi dashurie foto 248x300 Mi puthe buzet
Tani duhen shëruar,
Po s’m'i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.

Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t’u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi.

HEINRICH HEINE

Posted in poezi autore te huaj | Tagged | Leave a comment

Kristal

kristal poezi dashurie KristalKa kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Ismail Kadare

Posted in poezi autore shqipetare | Tagged | 1 Comment

Per ty qe te dua

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë

Unë emrin tënd s’e kam vënë në asnjë vjershë
E s’do ta shkruaj as në vargun më me bujë
Kjo do të thotë që gjërat me peshë
rrinë në thellësi dhe është zor t’i ngresh mbi ujë

Posted in poezi te bukura shqip | 4 Comments

Edhe kur Kujtesa

foto dashurie tramvaj 300x199 Edhe kur KujtesaEdhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Posted in poezi autore shqipetare | Tagged | Leave a comment

ORA

Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .

Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C’rreh aty?
C’murmurit, c’gurgullon, c’oshetin?
Cila ere? Cili lume?

Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.

Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s’te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.

Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevatpoezi foto dashurie treni ORA
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .

Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?

Posted in poezi autore shqipetare | Tagged | Leave a comment